Report TV - Djali ynë terrorist? Ja ç'thonë për ReportTV prindërit e Zaimaj

2018-05-03 1

Telivizioni Report Tv ishte sot në një intervistë ekskluzive në familjen e pedagogut të arrestuar për terrorizëm, Klodian Zaimaj, në Cërrik. E shokuar nga ajo që ka dëgjuar për djalin, nëna e tij, Afërdita Zaimaj, ka vënë kujën për djalin, dhe me lot ndër sy shprehet se ?ky është një kurth ose nga Shqipëria ose nga Maljazia?. Prindërit e pedagogut Zaimaj, i arrestuar në Malajzi për terrorizëm, kanë rrëfyer mes lotësh për Report Tv përjetimin mbi arrestimin e të birit, lajm që po bën bujë në media prej dy ditësh. Ata kanë refuzuar që ngjarja të jetë e vërtetë, duke thënë për mikrofonin e Report Tv se 99% është kurth. Nëna e Klodianit, Afërdita, ka thënë se për djalin e saj kanë repsket të gjithë dhe se ai nuk e bën kurrë diçka të tillë, pra që të përfshihet në terrorizëm. Ajo ka këmbëngulur se e gjitha është një kurth, sipas saj, nga Malajzia ose Shqipëria, duke shtuar se e kishin zili. "Djali im nuk është nga ato, ju lutemi mos pse ma bëtë këtë bombë në shtëpi, nuk e kam djalin të tillë, ai është docent. Më besoni, me lekët e pensionit kam blerë tapetin, se më vdiq kunati. Djali shtyu dhjetë ditë lejen për të vajtur në Malajzi. Më ka ikur çuni, më ka dalë në orën 4 nga dera, i bëri mami drekën. Për çunin tim kanë respekt të gjithë, shkoni e pyesni ku të doni. Unë jam pa bukë, me një pension", tha Afërdita me slotësh.