I pakënaqur me qëndrimin që Bashkimi Evropian po mban karshi Shqipërisë është shfaqur kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën ?Standard? të Vjenës.
Ai e quan të padrejtë faktin që Serbia e Mali i Zi janë duke negociuar me Brukselin, ndërsa Shqipërisë nuk i është hapur drita jeshile për bisedimet e anëtarësimit, ndonëse në disa fusha është përpara këtyre vendeve.
?Shqipëria ishte anëtare e NATO-s para Malit të Zi. Veç kësaj ne jemi duke bërë disa vendime për reforma gjyqësore, gjithashtu para Malit të Zi. Është fantastike që Serbia e Mali i Zi po negociojnë me BE-në, por është e padrejtë që ne nuk po e bëjmë atë.?
Kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për izolimin që BE po i bën Kosovës duke i vendosur si kusht demarkacionin për liberalizimin e vizave.
?Atyre u janë vënë kushte për të fituar regjimin pa viza. BE-ja thotë: së pari duhet të ketë një marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi, ndërkohë që negocion me Serbinë, një vend që madje nuk e ka njohur Kosovën, e lëre më kufijtë e Kosovës.?
Në intervistën për gazetën austriake ?Standard? kryeministri Rama është pyetur nëse ka patur diskutime brenda Partisë Socialiste për zgjedhjen e Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit duke qenë se ai ka shërbyer si ministër i brendshëm gjatë vitit 91 kur katër persona u vranë në demonstratën e Shkodrës. Kreu i qeverisë u përgjigj se Gramoz Ruçi ka dalë i pastër nga hetimet që janë kryer për atë ngjarje dhe se Partia Socialiste i ka shkëputur lidhjet me të kaluarën./Tv Klan