Report TV - Radarët, Luan Rama: Titullarët e institucioneve raportim te Siguria

2018-05-03 0

Grupi i LSI do i kërkojë Komisionit të Sigurisë të nisë seancat dëgjimore me titullarët e institucioneve për mos funksionimin e radarëve detarë.

Luan Rama kërkoi edhe një hetim nga prokuroria për të zbardhur të vërtetën se përse nuk kanë funksionuar radarët në 2015-16, kohë sipas tij në të cilën u rit trafiku i drogës nga Shqipëria në vendet e BE.

?Nga diskutimi me specialistë të fushës rezulton se sistemi i radarëve që mbikëqyrin hapësirën e Shqipërisë nuk operon prej 2015. Ka dëshmi që hapësira detare nuk monitorohet dhe Shqipëria ka cenuar rëndë standardet e NATO-s.

Jo vetëm 7 , por edhe 11 radarët e policisë së shtetit nuk kanë qenë në punë për të bërë të mundur kontrollin e të gjithë hapësirës detare në Shqipëri. Është një problem skandaloz. Duhet nxjerrë përgjegjësia e të gjitha institucioneve për të zbardhur të vërtetën.

Do kërkojmë axhendë takimesh në komisionin e Sigurisë me të gjithë titullarët më të lartë të institucioneve të shtetit. Nuk është e rastit që në 2015-16 kur është edhe rekordi i prodhimit të drogës dhe trafikimit drejt vendeve BE, në të njëjtën kohë nuk kanë qenë në punë edhe sistemet e monitorimit e hapësirës detare në Shqipëri.

Përshëndes nismën e Xhafajt dhe Xhackës për të verifikuar dhe identifikuar problemet që kanë të bëjnë me mosfunksionimin, por ndërkohë kaq është shumë pak. Investim ligjor nga prokuroria, ka pasur indicie, duhet ta bëjë një orë e parë nëse nuk e ka bërë. Është e pafalshme? deklaroi ai.

Free Traffic Exchange