Report TV - Vrasja e Çollakut, dëshmojnë 3 policë: Gjetëm gjak në makinë

2018-05-03 0

Tre oficerë policie të drejtorisë së Durrësit kanë dëshmuar këtë të hënë në gjyqin ndaj Denis Shtrazës të akuzuar për rrëmbimin e Gazmend Çollakut më 6 janar në Durrës, ku një ditë më pas ai u gjet i vdekur në zonën e Fushë Krujës.

Oficerët e policisë mes tyre Rebani Farruku, Alfred Hoxha dhe Lorenc Dervishi hodhën dritë mbi kontrollin e automjetit ku mbrëmjen e 6 Janarit u ndaluan Ervin Dalipaj dhe Denis Shtraza.

Sipas policëve mbrëmjen e 6 Janarit duke u gdhirë 7 Janar ata kanë kontrolluar mjetin duke sekuestruar disa sende si celular e dokumente të mjetit. Pas këtij kontrolli u shprehën oficerët ata e mbyllën mjetin duke vendosur çelësin në kasafortën e Lorenc Hoxhës ku qëndroi deri mëngjesin e 26 Janarit 2016.

Por 19 ditë pas kontrollit të mjetit oficerët deklaruan se teksa u nisën për ta dërguar fuoristradën në pikën e bllokimit të mjeteve në Rrashbull ata pikasën në bagazhin e makinës disa njolla të kuqe të ngjashme me gjakun në një kalendar.

Pasi gjetëm këto gjurmë sqaruan policët oficeri Alfred Hoxha kontaktoi me prokurorin i cili urdhëroi më pas policinë shkencore të ekzaminoj se kujt i përkisnin këto gjurmë dhe nëse ishin apo jo gjak.

Prokuroria ende nuk ka dhënë një përgjigje mbi këtë ekspertim e gjurmëve të dyshuara si gjak dhe nëse i përkasin apo jot ë ndjerit Gazmend Çollaku cka do të lidhte të pandehurin me krimin për rrëmbimin e më pas vrasjen e Çollakut.