Arrestimi i profesorit shqiptar per terrorizëm, flasin prinderit ne Cerrik: Eshte kurth

2018-05-03 4

Familja Zaimaj në Cërrik është e shokuar nga lajmi për djalin e tyre të arrestuar në Majlazi për terrorizëm.

Nëna e tij, Afërdita Zaimaj ka vënë kujën ?ky është një kurth ose nga Shqipëria ose nga Maljazia?.

Ajo thotë se Klodjani, ose siç njihej ndryshe Ibrahimi, u largua nga Shqipëria kur ishte 16 vjeç. Ai ka predikuar fenë që i vogël dhe me pas ngjiti shkallët e karrierës.

Afërdita Zaimaj nëna e Klodjan Zaimajt: ?Nuk pranoj, asgjë nuk pranoj. Nuk pranoj sepse skam një edukatë të tillë, skam një fëmijë të tillë. Kam një fëmijë që ka ikur pa mbushur 16-vjeç. Ka mbaruar shkollën derisa u bë docent. Jep mësim në universitet. U jep studentëve. O zot, ia ka bërë këtë, o Zot!?

Klodjan Zaimaj kohët e fundit ka qenë ne Shqipëri dhe qëndroi gjatë sepse nëna e tij ishte e sëmure. Në muajin Mars ishte bashke me fëmijët. Ai nuk zotëron ndonjë aktivitet dhe profesioni i tij ishte pedagog. Madje për të qetësuar nënën i ka dërguar edhe foto nga universiteti në Malajzi.

?Edhe na ka nxjerrë, mami shiko ku jam. Jam në universitet, jam me nxënësit, jam me pedagogët.?

Edhe i ati i Klodjanit (Ibrahimit), Adriatik Zaimaj, tregon se para se të ikte në Malajzi ka qenë në Arabi në Mekë me pas në Shqipëri. Prindërit e profesorit Klodjan Zaimaj i kërkojnë shtetit të ndërhyjë, pasi ka 4 fëmijë.

?Shteti ka gurin ka edhe arrën. Është mirë të kujdeset për shqiptarët që janë jashtë shtetit. Se mund të bëjnë shumë gabime shtetet atje, hajt se janë shqiptarë dhe ua fusin shqiptarëve.?

Shqiptari që u arrestua tre ditë më parë në Malajzi për terrorizëm Klodjan Zaimaj është nga Cërriku, dhëndër i një përfaqësuesi të Myftinisë në Belësh. Ka mbaruar studimet në Jordani për teologji. Zaimi në Malajzi mbante emrin fetar Ibrahim Zaimi. Lajmi për arrestimin e tij u dha fillimisht nga mediat malajziane. Në përgjigje të interesimit të medias, Policia Shqiptare konfirmoi të dielën arrestimin e tij, por dha vetëm inicialet.

Sipas policisë, 35-vjeçari shqiptar banon dhe punon prej vitesh në Malajzi. Myftinia e Elbasanit reagoi për rastin, duke thënë se ai ishte ndjekës i medresesë së Cërrikut, që tashme është mbyllur, por që myftinia e konsideronte si bazë radikale.

Tv Klan

Free Traffic Exchange