Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një gomone e cila po transportonte drogë nga Shqipëria është sekuestruar mbrëmjen e djeshme. Policia e Shtetit thotë se skafisët kanë hedhur lëndën narkotike në det dhe më pas janë larguar
?Mbrëmjen e djeshme, pas një ndjekje të gjatë disa orë në det, që nisi nga Policia Kufitare e Vlorës, Delta Forcë, Policia Kufitare e Durrësit si dhe të ndihmuar nga Roja Bregdetare, Guardia di Finanza në Vlorë u sekuestrua një gomone me 2 motorë të fuqishëm nga 300 kuaj fuqi.
Ndjekja ka nisur në ujrat territoriale shqiptare, dhe falë bashkëpunimit në kohë reale me Policine italiane nëpërmjet zyrës ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Bari, mjeti u gjurmua nga Guardia di Finanza e Barit me një avion dhe një helikopter, si dhe helikopteri i FRONTEX?, sqaron policia.
Policia thotë se ?Skafistët duke e patur të pamundur të vijonin rrugën drejt Italisë, falë ndjekjes nga 3 njësitë policore në të dy vendet, 3 skafistët janë kthyer sërish drejt Shqipërisë. Pasi kane përfituar nga deti i trazuar trafikantet kanë hedhur lëndën narkotike ne det dhe me shpejtesi kane dale ne breg në një zonë të vështirë dhe janë larguar?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gomonia-ndiqet-disa-ore-nga-policia-skafistet-hedhin-drogen-dhe-largohen/