http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teksa prezantoi drejtorin e ri të AKU, Agim Ismaili, kryeministri Edi Rama ka lëshuar akuza të forta për drejtuesit e mëparshëm te këtij institucioni për korrupsion dhe gjobëvenie. Sipas shefit të qeverisë, ne AKU janë emëruar njerëz partiak e që nuk kanë lidhje me këtë punë.
Rama u ndal edhe tek siguria ushqimore, duke e vendosur theksin tek therja dhe tregtimi i mishit. Ai paralajmëroi se të gjitha subjektet që operojnë në mënyrë të paligjshme dhe nuk plotësojnë standardet do të mbyllen.
Sipas kryeministri të gjitha gjobat që do të vendosen nga kontrollorët, duhet të argumentohen.
Kryeministri i kujtoi drejtorit te sapoemëruar se është në provë dhe jetëgjatësia e tij ne krye te këtij institucioni do te varet nga rezultatet.