Djali ynë terrorist? Ja ç'thonë ekskluzivisht per Report prindërit e Zaimajt

2018-05-03 0

Prindërit e pedagogut Klodian Zaimaj, i arrestuar në Malajzi për terrorizëm, kanë rrëfyer mes lotësh për Report Tv përjetimin mbi arrestimin e të birit, lajm që po bën bujë në media prej dy ditësh. Ata kanë refuzuar që ngjarja të jetë e vërtetë, duke thënë për mikrofonin e Report Tv se 99% është kurth.

Nëna e Klodianit, Afërdita, ka thënë se për djalin e saj kanë repsket të gjithë dhe se ai nuk e bën kurrë diçka të tillë, pra që të përfshihet në terrorizëm. Ajo ka këmbëngulur se e gjitha është një kurth, sipas saj, nga Malajzia ose Shqipëria, duke shtuar se e kishin zili.

"Djali im nuk është nga ato, ju lutemi mos pse ma bëtë këtë bombë në shtëpi, nuk e kam djalin të tillë, ai është docent. Më besoni, me lekët e pensionit kam blerë tapetin, se më vdiq kunati. Djali shtyu dhjetë ditë lejen për të vajtur në Malajzi. Më ka ikur çuni, më ka dalë në orën 4 nga dera, i bëri mami drekën. Për çunin tim kanë respekt të gjithë, shkoni e pyesni ku të doni. Unë jam pa bukë, me një pension", tha Afërdita me slotësh.

Free Traffic Exchange