Report Tv në shtëpinë e Klodjan Zaimajt të arrestuar në Malajzi për terrorizëm

2018-05-03 0

Report Tv ka shkuar në Cerrik në shtëpinë e prindërve të Klodjan Zaimajt, i cili u arrestua para disa ditësh në Malajzi, si i dyshuar për pjesëmarrjen në një celulë terroriste, sëbashku me 8 persona të tjerë.

Shtëpia e prindërve të tij ndodhet në një nga lagjet e qytetit të vogël të Cërrikut, ku Zaimaj ka predikuar në 27 qershor të 2017 para shumë muslimanëve të këtij qyteti.

Më herët burime të Report TV sqaruan se Klodjan Zaimaj është me orgjinë nga Cërriku i Elbasanit dhe vjen nga një familje e besimit musliman. Të afër të Zaimajt mendohet se janë pjesë edhe e Myftinisë së Elbasanit.

Free Traffic Exchange