TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar për dy orë një mbledhje me ministrat, kryesinë dhe grupin e Partisë Socialiste.
Takimi është zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit nga ora 08:00 deri në orën 10:00, ndërsa është diskutuar koordinimi i axhendës parlamentare.
Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Bushati ka folur gjatë mbledhjes për ligjin e pakicave, duke theksuar dakordësinë me dy partitë e tjera.
Ligji është shtyrë për këtë javë, pasi dy partitë e tjera kanë kërkuar më shumë kohë pas kërkesë së palës bullgare.
Një tjetër pikë e rëndësishme e mbledhjes ishte edhe diskutimi për Reformën Zgjedhore, ku bashkëkryetari Bledi Çuçi u ka kërkuar deputetëve socialistë që të përgatiten për debat ditën e enjte.