Takimi - Rama: Zv/ministrat janë zgjedhur përtej kufijve politikë

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e parë me ministrat dhe zv/ministrat e kabinetit të tij, duke theksuar se përzgjedhja e tyre është bërë përtej kufirit politik.
Krerëve të ministrive, Rama u ka kërkuar bashkëpunim, por edhe të dëgjojnë propozimet e zëvendësve të tyre. Si prioritet të parë, Rama ka dhënë punën për integrimin e Shqipërisë në BE.
Rama: Asnjëherë më parë, një qeveri e Shqipërisë, nuk ka pasur në drejtimin e dikastereve qendrore skuadra si këto që krijuam në një proces ku shkuam përtej kufijve të vjetër politikë e partiakë. Dua të nënvizoj se sidoqoftë jemi vetëm tek premisa e mirë, e cila kërkon dëshirë të mirë, vullnet të mirë, durim të madh, nga ministrat në radhë të parë, po edhe nga çdo zëvendës dhe zëvendëse e tyre, për të krijuar skuadër, menduar në skuadër, vendosur me skuadrën, punuar si skuadër. Duhet të punojmë që të gjithë që, jo vetëm të çelim negociatat për anëtarësim vitin e ardhshëm, duke marrë një sinjal të qartë pozitiv nga Këshilli Evropian në këto 100 ditë të para, por edhe që të jemi gati për negociatat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-zvministrat-jane-zgjedhur-pertej-kufijve-politike/