Rama: Negociatat brenda 2018-ës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi prezantoi zv/ministrat në asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur skuadrën qeverisëse për të përcaktuar objektivat e 100 ditëve të para të mandatit të dytë. Kreu i qeverisë kërkoi angazhim maksimal për çelur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kryeministri paralajmëroi një operacion kombëtar kundër rrjeteve të krimit të organizuar, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e pastrimit të policisë nga elementët e inkriminuar.


Një prioritet tjetër që Rama u kujdes ta nënvizonte ishte edhe drejtësia.

Rama e mbylli fjalën e tij duke theksuar se në këtë mandat të dytë ai qeveris me një aleat, popullin.