Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat në qarkun e Durrësit, ndërsa ka lëshuar akuza të forta për policinë e shtetit për zgjedhjet e 25 qershorit.
?LSI Durrës përjetoi terrorin më të madh gjatë fushatës, por arriti ndër rezultatet më të mira në Shqipëri. Strukturat e shtetit u bën njësh me bandat dhe krimin e organizuar.
Ne zgjodhëm të ishim në opozitë, sepse nuk mund të bëheshim njësh me krimin. Sot Shqipëria drejtohet nga bandat dhe krimi i organizuar. Kemi përballë dy rruge: të bashkëjetojmë me llumin dhe krimin që po instalon Edi Rama, apo te zgjohemi dhe të sensibilizojmë njerëzit?.
Kryemadhi komentoi edhe emërimet e 33 zv/ ministrave dje nga Rama, të cilët i cilësoi si përfaqësues të oligarkëve për të mbrojtur interesat e tyre.