Shqipëria rrezikohet nga plakja, ulet numri i lindjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vogëlushja qe shihni ka disa dite qe ka ardhur ne jete. Ajo ka një motër 7 vjeçe qe e pret ne shtëpi. Te voglat nuk do mund te kenë një motër apo vëlla tjetër, kjo sepse nena e tyre, Adelina Bregu, thotë se 2 fëmije mjaftojnë.Gjinekologu ne maternitetin ?Koço Gliozheni?, Arjan Alikaj, na tregon se pas viteve 90, numri i lindjeve ka ardhur duke u ulur, çka po sjell edhe plakjen e popullsisë.Alikaj shpjegon se është rritur mosha mesatare e lindjeve tek gratë.Kohet e fundit INSTAT publikoi raportin për tre mujorin e dyte te vitit 2017, dhe ne krahasim me 2016-en kemi një rënie te lindjeve me 15%.Sociologet mendojnë se shkaqet e uljes se numrit te lindjeve janë emigrimi i moshës se re jashtë vendit, varfëria dhe pasiguria për një vend pune.