16 të rënë në rrethimin e Shkodrës, në vitin 1912-1913, janë shpallur dëshmorë të atdheut, në një aktivitet përkujtimor të mbajtur në Anën e Malit.
Me inisiativën e shoqatës Ana e Malit, propozimi i tyre është miratuar dhe gjatë kësaj të diele është bërë edhe nderimi i tyre. I pranishëm ka qënë edhe zv/ Ministri i Mbrojtjes Petro Koci dhe Kryetarja e Qarkut Greta Bardeli.
Për kryetarin e Shoqatës Ana e Malit, Ruzhdi Poda, një iniciativë e tillë është një vlerësim që i behet jo vetëm te reneve por te gjithë zonës se Anës se Malit. Gjatë këtij aktiviteti është evidentuar rëndësia e vlerësimit te dëshmorëve te atdheut dhe gjakut të derdhur për lirinë e vendit, dhe vëmendja e tyre edhe tek brezi i ri .