Report TV - Ambasadorët raport Llallës për dosjet që janë pushuar

2018-05-03 0

Seli të rëndësishme diplomatike në vend i dorëzojnë kryeprokurorit Llalla raport në lidhje me dosje të konsideruara delikate, të pushuara dhe të pazbardhura. Report Tv ka mësuar nga burime pranë akuzës se prej një jave në zyrën e kryeprokurorit Llalla është ky raport ku rekomandohen një sërë masash urgjente.

Ndër to është procedimi disiplinorë ndaj disa prokurorëve të konsideruar si të papërshtatshëm në realizimin e detyrës së hetuesit si dhe transferime të domosdoshme në prokurori që ka një ngarkes të lartë. Po ashtu në raport kërkohet që kjo situatë të normalizohet sa më shpjet përfshi dhe kuadrin e ri ligjorë për organizimin e prokurorisë.

Edhe lëvizjet e prokurorëve drejtues në Tropojë e Kukës sipas burimeve nga akuza lidhen pikërisht me këtë raport. Javën e ardhshme pritet që një sërë prokurorësh nga prokuroria e përgjithshme zbresin në terren për tu atashuar pranë prokurorive në rrethe për të ndihmuar në hetimin e dosjeve të akumuluara dhe të pazbardhura.