Report TV - Lezhë, ministri Peleshi inspekton pastrimin e shtretërve të lumenjve

2018-05-03 0

Ministrit i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, ka kryer inspektime gjatë ditës së sotme në zonën e degës së Drinit të Lezhës, për sa i përket pastrimit të shtretërve të lumenjve, gjë e cila shihet si domosdoshmëri për parandalimin e përmbytjeve dhe katastrofave natyrore, si dhe përmirësimin e situatës së kullimit.

Gjatë dy viteve të fundit nga Bordit i Kullimit dhe nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit të Qarkut Lezhë është bërë pastrimi i një segmenti rreth 8,2 km. Në fjalën e tij, ministri theksoi nevojën e përqafimit të një filozofie të thjeshtë, siç është ajo e të bërit të gjërave me shpenzime minimale dhe në një mënyrë të re dhe inteligjente.