Ora News - Dëshmitari rrëfen 20 sekondat e tragjedisë në Torovicë: Menduam se ra tërmet

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shenjat në vendin e ngjarjes tregojnë qartë forcën që ka patur shkëmbi që u shkëput nga mali ditën e djeshme duke ju marrë jetën dy vëllezerve dhe gruas shtatzënë.
Nga hetimet rezulton se shkëmbi ka rënë nga lartësi prej 200 metrash dhe pasi ka goditur makinën, ka përfunduar në parcelën aty pranë.
Një dëshmitar, banor i Torovicës rrëfen ngjarjen, teksa thotë se gjithçka ka ndodhur në harkun e pak sekondave.
?Tani që ka rënë shi është zbutur toka dhe ka ra.Kam qenë tek ura kur e kam parë, punë 10 sekondash nuk ka bërë me ra guri prej atje dhe këtu. Ka pas marrë drejtimin (djathtas) por e devijoi lugina dhe erdhi këtu (majtas). Menduam se ra tërmet në lagje të re, aq forcë kishte. Tek gurorja është rrezik?.
Banorë të zonës thonë rënia e gurëve në trasenë e rrugës është e vazhdueshme, por raste të kësaj natyre nuk ka patur asnjëherë. Sipas tyre kjo vjen nga dëmtimi që i është bërë bimësise së malit.
Shefi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Lezhës, Ndrek Mhillaj, thotë se së bashku me ekspertët e gjoelogji-minierave po monitorohet e gjithë zona dhe më pas do dilet në një konkluzion për rrezikun që mund të kenë shkëmbinjtë përgjatë malit.
Ndrek Mhilaj: Po shikojmë dhe monitorojmë zonën për arsye e shkëputjes së këtij shkëmbi dhe të disa të tjerëve siç po e shikoni dhe vetë dhe përfundismisht do të dalim në një konkluzion dhe do të shprehim se çfarë ndërhyrjesh emergjente duhet të bëhen në këtë zonë për të shmangur këto aksidente dhe incidente që mund të ndodhin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/deshmitari-rrefen-20-sekondat-e-tragjedise-menduam-se-ra-termet/