Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas Beratit, Krujës, Shkodrës, Korçës, Gjirokastrës, tashmë radhën e ka qyteti bregdetar i Vlorës që të rilindë përmes trashëgimisë kulturore.
Projekti për rikualifikimin e zonës historike u prezantua sot nga kryeministri Rama dhe Presidenti i Fondit Shqiptaro-Amerikan, Michael Granof.
Rama tha se nuk bëhet fjalë thjesht për restaurim por për një transformim të zonës.
Janë plot 11 milion euro financim të qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve që do të shkojnë për restaurimin e zonës.
Rama: Qyteti ka arritur më shumë vështirësi të trashëgojë disa gjurmë të trashëgimisë së vet. Dhe pse disa banesa të vjetra janë shkatërruar terësisht dhe janë ndërtuar të reja, madje në disa raste janë shkatërruar monumente, vlerësojmë se ka një potencial për një tjetër impuls të rëndësishëm në funksion të ruajtjes së vlerave të mbetura por dhe një impuls në funksion të zhvillimit të ekonomisë së qytetit dhe turizmit. Kemi zhvilluar disa diskutime për rendësinë e kësaj zone pastaj kemi dakordësuar. Fondi ka financuar projektin dhe do finnacojë dhe një pjesë të zbatimit të projektit. Kemi ndarë barrën e përgjegjësisë qoftë për financimin ashtu dhe operacionin. Ka të bëjë me rindërtimin e rrjetit elektrik dhe të ujësjellësit. Fondi do financojë 4 milion euro, qeveria 7 milion euro.Do ti japim gjithë kësaj zone një pamje të re?.
Zona për të cilën eshte hartuar projekti është zona ku qyteti i Vlorës ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19?të dhe fillimit të shekullit të 20?të.
Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike?historike që mbart: rruga ?Justin Godard?.
Rruga Justin Godard ka qënë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes së Pavarësisë Kombëtare. Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek Sheshi i Flamurit, kurse ana lindore në Lagjen Partizani në drejtim të Babicës ku ka shumë foto të hyrjes së luftëtarëve më 1920.
Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, ?lagjja e hebrenjëve?, klubi ?Laberia? dhe ish-Sinagoga.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-11-milion-euro-per-rilindjen-e-zones-historike-te-vlores/