Ora News – Ligj për mbrojtjen e kafshve, nis mbledhja e 20 mijë firmave

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Tiranë ka nisur nënshkrimi i një peticioni që synon propozimin e ligjit për mbrojtjen e kafshve nga dhuna dhe braktisja. Qytetarët që nënshkruan peticionin apeluan më shumë kujdes për kafshët. Nisma është marrë pas ngjarjes në Kuçovë ku një 14 vjeçar masakroi qenin e tij.
Qentë janë konsideruar si miqtë më të mirë për njerezit, por shpesh këta të fundit kthehen ne dhunues se tyre. I tillë ishte dhe nje 14 vjecar nga Kuçova, i cili masakroi deri ne ngordhje qenin e tij.
Nisur nga ky rast në Tiranë nisi nënshkrimi i një peticioni që synon hartimin e ligjit për mbrojtjen e kafsheve nga dhuna dhe braktisja. Sensibilizimi i qytetareve ishte i larte, ata apeluan për më shumë kujdes ndaj kafshëve.
Projektligji i propozuar parashikon dënim me burg për dhunuesit si dhe gjobe ndaj atyre që i braktisin kafshët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligj-per-mbrojtjen-e-kafshve-nis-mbledhja-e-20-mije-firmave/