Report TV - Dita Botërore e punës së denjë Sindikatat paralajmërim qeverisë

2018-05-03 0

?Dita botërore e punës së denjë? është përkujtuar edhe në Tiranë, teksa kreu i Konfederatës së Sindikatës, Kolë Nikollaj ,ka përfituar nga rasti për t?i bërë apel qeverisë të shohë me kujdes politikat e saj sociale.

Konfederata e Sindikatave i kujtoi qeverisë së duhet të shohë me seriozitet kërkesat e saj për kontrata kolektive, rritjen e pagës minimale dhe statusin e punëve të vështira pasi në të kundërt do përballet me protesta.

Duke u ndalur tek statusi i minatorit Kol Nikollaj u shpreh se Sindikatat e kanë çuar projektligjin në kuvend që në muajin maj, ndërsa shtoi që të mos behet politike me një çështje kaq sensitive.