Ora News – Elbasan, në rrugën pranë qendrës mungon investimi

2018-05-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e Rrugës Kongresi në Elbasan thonë se prej shumë vjetësh segmenti që përshkojnë çdo ditë e që ndodhet shumë pranë qendrës, nuk ka njohur asnjë investim. Duket se ankesat e qytetarëve janë dëgjuar nga Bashkia e cila nga ana e saj thotë se ka gati projektin për rinovimin e rrugës që pritet të përfundojë në muajin dhjetor.
Edhe pse jetojnë fare pranë qendrës së qytetit, banorët e lagjes Kongresi thonë se rruga e tyre nuk ka parë investime prej vitesh. Qytetarët dhe shoferët theksojnë se u është premtuar gjithmonë se rruga do të rregullohet, por asnjëherë nuk është përfshirë në projektet e bashkisë.
?Për banorët e kësaj lagje, por edhe qytetarët të cilët kalojnë cdo ditë, situata është e vështirë dhe në rast të shirave të dimrit bëhet edhe e pakalueshme.?
Banori: Edhe fshati është bërë më mirë, janë bërë të gjitha rrethinat e Elbasanit janë asfaltuar, këtu qendra e qytetit nuk e di, nuk e konceptoj dot.
Ndërkohë, zedhenesi i bashkise elbasan Besim Dybeli thotë se do të nisin shpejt punimet, pasi sipas tij, janë bërë matjet dhe në dhjetor banorëve do iu dorëzohet rruga e shtruar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/elbasan-ne-rrugen-prane-qendres-mungon-investimi/

Free Traffic Exchange