Ora News – Korçë, shpella e Trenit, monumenti i harruar ku banorët vjedhin portën e hyrjes

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse monument kulturore i kategorisë së parë, shpella e Trenit një objekt natyror që dëshmon jetesë prehistorike në zonë, ka mbetur e harruar. Hyrja prej hekuri është vjedhur disa herë nga banorët e zonës, ndërsa përqark kullosin bagëtitë. Autoritetet e zonave të mbrojtura apelojnë banorët të mbrojnë këtë vlerë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit.
Shpella e Trenit, monument kulture i kategorisë së parë, ka mbetur jashtë vëmendjes së autoriteteve. Edhe pse në këtë objekt natyror që ndodhet në brigjet e Liqenit të Prespës së Vogël janë gjetur gjurmë që dëshmojnë se zona ka qenë e populluar që në prehistori, piktura në gur dhe punime qeramike, shpella nuk mbrohet. Disa herë në hyrje janë vendosur porta hekuri, por tashmë jo vetëm që hyrja është e hapur por përqark këtij monumenti kullosin bagëtitë.
Vjedhjet e njëpasnjëshme të portës metalike në hyrje të shpellës kanë shkaktuar edhe skepticizëm tek instancat përgjegjëse, të cilat së bashku me projektin e radhës për vendosjen e një porte hekuri, përsërisin apelin për sensibilizimin e banorëve të mos e dëmtojnë atë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shpella-e-trenit-monumenti-i-harruar-ku-banoret-vjedhin-porten-e-hyrjes/

Free Traffic Exchange