Report TV - Përplasja në Elbasan, Bekteshi: Isha unë në 'Audin' e blinduar...

2018-05-03 21

?Kam qenë unë shoferi i Audit që u përplas me një makinë pranë tregut Agro-Ushqimor në Elbasan?. Ishte kjo dëshmia e Enea Bekteshit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, i akuzuar se ka përplas makinën e Policisë. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka lënë në burg të akuzuarin kryesor për Incidentin e Elbasanit, Enea Bekteshi. Në burg është lënë edhe kunatin e Enea Bekteshit, Aleks Pupulekun, i cili akuzohet për mbështetje të autorit të krimit dhe prodhim dhe shitje narkotikësh.

Enea Bekteshi ka thënë se nuk ka dashur të shkaktojë përplasjen me Policinë, por vetëm të futej në tregun Agro-Ushqimor. ?Nuk isha me shpejtësi. Doja të futesha te tregu, por makina golf bëri mbrapa dhe prandaj ndodhi edhe aksidenti. Nuk e pashë që makinat përballë tregut ishin të Policisë. Nuk kishin as fenelina policia. Edhe policët ishin të veshur civil, ndërkohë që nuk më është bërë shenjë për të ndaluar. Jam larguar me shpejtësi menjëherë sapo dëgjova të shtënat. Kam parë plumbat në xhama dhe u tremba, prandaj ika?, - është shprehur Enea Bekteshi para Gjykatës.

Ndërkohë Prokurori i çështjes ka thënë se Enea Bekteshi është identifikuar nëpërmjet shenjave të gishtave që u gjetën te xhami i pasagjerit në makinën Audi të blinduar.Prokuroria e akuzon Enea Bekteshin për akuzën e rëndë të Vrasjes së Oficerëve të Policisë, e mbetur në tentativë, dhe për prodhim dhe shitje narkotinësh, pasi iu gjetën 16 gr kanabis.

Free Traffic Exchange