Report TV - Ikën Ruçi, Balla merr edhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm

2018-05-03 0

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka dhënë dorëheqjen sot nga të gjitha funksionet drejtuese në Partinë Socialiste. Në nisje të punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS, Ruçi komunikoi dorëheqjen e tij nga kryetar i Asamblse dhe Sekretar i Përgjithshëm i PS. Ruçi tha se largohet nga këto funksione për shkak të detyrës së re si kryetar i Kuvendit.

Ndërsa në mbyllje të punimeve të Asamblesë, kryeministri Edi Rama dhe njëherazi kryetar i PS, deklaroi se Ruçi do zëvendësohet në këto poste nga kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla. Rama shpalli gjithashtu edhe kooptimet e anëtarëve të rinj në Asamble ku bie në sy emri i Spartak Brahos i cili bëhet anëtar i organit më të lartë vendimmarrës të PS. Ish-deputeti i LSI, Braho nuk arriti të zgjidhej deputet në listat e PS për Qarkun e Tiranës.

Kooptime ne Asamble:

Arben Konomi

Halit Palamani

Ana Dhamo

Florenc Spaho

Ana Muça

Artemisa Dralo

Ardit Konomi

Safet Gjici

Ardiana Jaku

Fran Mataj

Paulin Luli

Spartak Braho

Milena Harito

Valentina Leksaj - riangazhohet në Asamble dhe Kryesi

Sekretar i Përgjithshëm i PS: TAULANT BALLA