Rruga Tiranë ? Shkozet është pastruar nga tabelat dhe aktivitetet e paligjshme që ishin ndërtuar përgjatë këtij segmenti.
Në 5 ditët e para, Autoriteti Rrugor dhe Inspektoriati Kombëtar i Territorit kanë hequr 70 tabela reklamuese dhe kanë bërë pastrimin në terren të nyjeve dhe strukturave të biznesve në këtë aks. Janë larguar aktivitetet e shitjes së fidanëve dhe po ashtu është bërë zhvendosja e shumë automjeteve të braktisura prej vitesh buzë rrugës.
Në drejtim të mbikalimit të Shkozetit janë rregulluar hapësirat që përdoreshin nga tre gomisteri dhe po vazhdon puna për pastrimin e aksit nga tabelat e tjera.
Paralelisht me këto ndërhyrje Drejtoria e Rrugëve dhe Inspektoritati i Territorit po vazhdon me fotografimin e akseve të tjera, për të nisur më pas me pastrimin e tyre. Pas rrugës Tiranë ? Durrës ? Vlorë, në radhë do të jetë aksi Tiranë ? Hani i Hotit, Tiranë ? Kapshitcë, Levan - Kakavijë dhe Sarandë -Vlorë.
Tv Klan