Paralajmerimi i ministrit Xhafaj: Do te shikoni autoritetin e shtetit ne 100 dite

2018-05-03 1

Fatmir Xhafaj zbuloi në Asamblen Kombëtare të Partisë Socialiste se një operacion i paralajmëruar më herët dhe nga Kryeministri kundër krimit të organizuar do të ndërmerret nga Policia e Shtetit brenda 100 ditëve të para të këtij mandati qeverisës.

Ndërsa ministri i Financave Arben Ahmetaj shpreh vendosmërinë e qeverisë për të nisur nga viti i ardhshëm aplikimin e TVSH-së edhe për biznesin e vogël, pavarësisht se ky vendim ka nxitur kundërtin e opozitës.

Ndërsa të gjithë ministrat prezantuan prioritet e dikastereve të tyre brenda 100 ditëve të para, ajo që surprizoi ishte deklarata e Sekretarit Organizativ të Partisë Socialsite. Edhe pse PS doli forcë e parë dhe po qeverisë e vetme Fino iu kërkoi 10 kryetarëve të Partisë Socialistë në nivel bashkie të japin dorëheqjen për shkak të rezultatit dhe performancës së tyre të dobët.

Procesit të riorganizimit do t?i nënshtrohet edhe kryesia e Partisë Socialiste edhe pse ky forum drejtues u zgjodh 2 vite më parë dhe ka një mandat 4-vjeçar.

Tv Klan

Free Traffic Exchange