Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në zonën Pezë Helmësit, Bashkia e Tiranës përfundoi ndërtimin e një rruge e cila lidh lagjet përreth me aksin kryesor duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe tregtimin e produkteve bujqësore e blegtorale. Në përurimin e rrugës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se fokusi në gjysmën e dytë të mandatit do të jetë investimi te fshati për të rritur cilësinë e jetës për banorët.
Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për sistemin e qendrave të fshatrave. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se këto investime do të ishin të pamundura me të ardhurat e vetë ish-komunave, teksa tregoi vlerësim për qytetarët në bashkëpunimin për tërheqjen e mureve rrethues duke i hapur rrugë realizimit të projekteve me rëndësi për të gjithë komunitetin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perfundon-investimi-ne-peze-helmes/