Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arrestohet postieri i protitutave dhe kokainës në lokalet e natës.
Policia e Durrësit informoi sot për finalizimin e operacionit të koduar ?Postieri?
Pas një hetimi 6 mujor me metoda të specializuara policia informoi sot për arrestimin e
Hektor Psatha 38 vjeç , banues në Durrës.
?Gjatë veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është dokumentuar se shtetasi i mësipërm shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 ? dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit. ?
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
? 22 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;
? një automjet tip Toyota Yaris;
? 2 telefona celularë.
Psatha njihet si person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës. Për shkak të hetimeve nuk japim më shumë detaje rreth ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: ? Shfrytëzim prostitucioni? dhe ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? parashikuar në nenet 114 dhe 283 të Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-postieri-i-protitutave-dhe-kokaines-ne-plazh/