Report TV - Përplasja në Elbasan, Bekteshi: Isha unë në 'Audin' e blinduar...

2018-05-03 8

Report Tv ka zbardhur dëshminë e Enea Bekteshit në Gjykatë, i cili është i arrestuar për goditjen e makinës së policisë në Elbasan në derën e tregut Agro ushqimor.

"Kam qenë unë shoferi i ?Audit?, nuk kam dashur të qëllojë makinën e policisë, golfi bëri mbrapa. Doja vetëm të hyja në treg, makinat e policisë ishin pa shenja dalluese dhe policët pa uniformë?, është shprehur Bekteshi.

Ai gjithashtu ka shtuar para trupit gjykues se në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë nën efektin e alkoolit dhe kanabisit.

Detaje nga përplasjes së makinës së policisë në Elbasan
Mbrëmjen 18 shtatorit Enea Bekteshi së bashku me Kelmend Xhaferrin dhe Suel Çelën kanë shkuar në Rinas për të transportuar Mario Çelën, djalin e Petrit Çelës, ku në tunelin e "Krrabës" kanë kërcënuar me armë biznesmenin Agron Tola.