Zv/ministrat e qeverise “Rama 2” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për 100 ditët e para të mandatit të dytë qeveritar, ministrat kanë prezantuar objektivat kryesorë. Rritja ekonomike, në mënyrë që të bëhet e prekshme nga qytetarët do të jetë një ndër prioritetet. Por për të mundësuar këtë, për ministrin Arben Ahmetaj, duhet formalizim i të gjitha bizneseve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës bëri publike prioritetet në investime në rrjetin infrastrukturor për 100 ditët e para.


Përfshirja e emigrantëve në zgjedhjet politike të 4 viteve të ardhshme, është objektiv i qeverisë ?Rama 2?. Ditmir Bushati tha se do të hartohet Regjistri i Diasporës.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, u shpall edhe lista e zëvendësministrave të secilit dikaster. Kryeministri Edi Rama, theksoi se procesi i përzgjedhjes ka qenë kompleks pasi është marrë në konsideratë fakti që në secilën ministri të vendosen njerëzit më të përgatitur. Në hartimin e listës përfundimtare është marrë në konsideratë edhe reduktimi i numrit të ministrive. E për këtë fakt, në disa ministri numri i zv/ministrave është 4 e në të tjera më pak, si për shembull Ministria e Mbrojtjes apo e Kulturës që kanë 1 Zv/ministër.

Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, drejtuesi i saj, Gramoz Ruçi dha dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm, pasi siç tha me detyrën si kryetar Kuvendit nuk mund të përqendrohet tek aktiviteti partiak.

Postin e Ruçit Asambleja socialiste vendosi ia besojë kreun të grupit parlamentar Taulant Balla. Ndërkohë që pati edhe kooptime në këtë organ politik, ku ra në sy përfshirja e Spartak Brahos, një ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Ilir Metës, në kohën kur ky i fundit drejtonte LSI.

MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMIE

Erion Luci
Albana Shkurta
Dajna Sorensent
Elton Haxhi

MINISTRIA INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

Enis Aliko
Altin Bonati
Dorina Çinari
Artan Shkreli

MINISTRIA E BRENDSHME

Rovena Voda
Julian Hodaj
Romina Kuko
Besord Ramallari

MINISTRIA PER EUROPEN DHE PUNET E JASHTME

Klea Maliqi
Artemis Dralo
Etjen Xhafaj

MINISTRIA E DREJTESISE

Toni Gogu
Teuta Godo

MINISTRIA E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

Emira Kacolli
Bardhylka Konspiri
Ilirjana Bajraktari
Ardjana Jaku

MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISE

Besa Shahini
Ervin Demo
Kostandin Shkurti
Shpati Kolgega

MINISTRIA E MBROJTJES

Petro Koçi

MINISTRIA E TURIZMIT DHE MJEDISIT

Ornela Çuçi
Haroll Çeko

MINISTRIA EBUJQESISE DHE ZHVILLIMIT RURAL

Dhimo Kote
Ermira Rusi
Ilir Halilaj
Roland Kristo

MINISTRIA E KULTURES

Valbona Shijaku

Free Traffic Exchange