http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar do të jenë objektivi kryesor i qeverisë në 100 ditët e para të këtij mandati. Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kryeministri Rama paralajmërojë nisjen e operacionit kombëtar kundër rrjeteve kriminale.
E paralelisht me luftë kundër krimit, por edhe reforma në drejtësi e më konkretisht procesi i Vettingut, mbetet për qeverinë prioritet.
Rama tha se qeveria do të angazhohen në pastrimin e çdo niveli të administratës nga të korruptuarit.
Rama tha sa do të punohet fort për afrimin e vendit me Bashkimin Europian.
Në një përmbledhje që i bëri prioriteteve të qeverisë në 100 ditët e para, kryeministri vuri theksin tek investimet në infrastrukturë, si për të përfunduar segmentet e trashëguara, ashtu edhe në hapjen e akseve të reja.
Të gjitha brenda standardeve më të larta ndërkombëtare.
Reformim të thellë do të pësojnë administrata e burgjeve dhe të hipotekave, ku sipas kreut të qeverisë, llumi kishte kapur majat.
Rama nënvizoi vijimin e reduktimit të dokumenteve që qytetarët apo biznesi duhet të paraqesë në zyra të shtetit. Shëndetësia, arsimi, bujqësia dhe çdo sektor do ndryshojë mënyrën e të punuarit, për të qenë më pranë qytetarëve, tha kryeministri Edi Rama."