Tetori është edhe muaji i sensibilizimit ndaj kancerit të gjirit. Në Shqipëri numri i grave të prekura është në rritje, ndërkohë që është ulur edhe mosha e femrave të prekura nga kjo sëmundje. Por, në shumë raste sipas mjekëve është diagnostikimi në kohë një ndër faktorët kryesorë në mposhtjen e kësaj sëmundje.
Ina Balla është edhe një ndër personat që ka arritur ta mundë këtë sëmundje. E diagnostikuar me kancer në vitin 2016 Ina sot, e ftuar në emisionin ?Repolitix? me Denis Mingën , flet si një fitimtare. Ajo tregon vështirësitë që kaloi, duke shtuar se burim motivimi dhe force kishte dy vajzat e saj.
?Doktori fillimisht dyshoi se mund të kish kancer, më pas unë bëra edhe ekon. Në fillim dyshoi se mund të kisha kiste, por pas ekos doli që ishte kancer. Më pas u operova. Në fillim hoqa vetëm masën kanceroze nga gjoksi. Por pas analizave doli që ishte kancer femër prandaj u desh të hiqej i gjithë gjoksi. Nuk i jam pishman. E rëndësishme është që jam mirë. Çdo gjë e kam përballuar për fëmijët?, tregon Ina.