Report TV - Fino: Të japin dorëheqjen 10 kryetarë të PS brenda 10 ditësh

2018-05-03 0

Edhe pse Partia Socialiste ia doli të marrë e vetme 74 deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit, duke bërë që të qeverisë pa aleatë për katër vitet në vijim,
sërish socialistët kanë pasur rënie në vota në disa bashki të vendit. Kështu, sipas raportit të Sekretarit të Organizimit Administrativ në PS, Bashkim Fino janë tre bashki ku PS ka pësuar rënie në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Në këtë raport është bërë evdentimi i zonave të vendit të cilat gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 patën një rezultat më të ulët se në parlamentaret e 2013-ës. Raporti i Finos përfshihen 120 njësi administrative vendore dhe 383 të tjera në shkallë vendi (përfshirë bashki dhe njësi administrative).

Në 16 bashki rezultati ka qenë 50% më i ulët ndërsa në bashkitë Devoll, Peqin e Kamëz të gjitha njësitë administrative janë më dobët se në vitin 2013. Gjithashtu Fino, në këtë raport ka rreshtuar edhe shkaqet se pse është arritur një rezultat kaq i dobët në zgjedhjet e këtij viti., duke evidentuar kryesisht mungesën e aktivizimit të anëtarësisë apo dhe premtimet për vende pune nga forcat e tjera politike.

Free Traffic Exchange