Ora News - Dhjetë kryetarë të PS në qarqe të dorëhiqen brenda 10 ditëve

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sekretari organizativ i PS-së Bashkim Fino foli hapur lidhur me problematikën e zgjedhjeve brenda partisë dhe kërkoi dorëheqjen e 10 kryetarëve partie në qarqe brenda 10 ditëve.
Fino tha se në 120 njësi administrative në raport me 383 PS ka dalë me rezultat të dobët
?Kam dhe një pretendim për kryetarët e partisë. Janë 61 kryetarë partie të zgjedhur, do zgjidhen mbas dy vitesh, nuk ka zgjedhje tani, por dua t?iu them që ne jo pa qëllim kemi luftuar, punuar si kryesi edhe si asamble që i kemi vënë kryetarët e partisë për herë të parë funksionalë, me një pagë dinjitoze, më një pagë që janë afërsisht me pagat që janë sot në administratën shtetërore, si asnjëherë tjetër.
Por më duhet t?iu them se 10 kryetarë partie sot nuk janë funksionalë. Pra kanë pretenduar dhe pretendojnë se janë në pozicione të ndryshme shtetërore. Unë ju bëj thirrje atyre që brenda 10 ditëve të japin dorëheqjen, lëshojnë partinë, të bëjnë zgjedhje të reja në ato bashki.
Ne kryetarët e partisë i duam 24/24 orë në zyrat e partisë, në punët e partisë, në krye të punëve të partisë me strukturat e partisë. Nuk mundesh dot të bësh një detyrë në dy karrige dhe dy zyra, të jesh dhe prefekt, apo drejtor dhe kryetari partisë së njësisë.
Prandaj si sekretar organizativ, në funksion të statutit, statusti ma njeh një të drejtë të tillë, prandaj po ju them që brenda 10 ditëve këto kryetarë partie duhet të japin dorëheqjen që të na hapin dritën jeshile për të bërë zgjedhjet. Mbasi të mbarojnë organizatat dhe njësitë të bëjmë zgjedhjet dhe për kryetarin e partisë në ato njësi vendore ku ata kanë dhe një mandat tjetër funskional.?

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/dhjete-kryetare-te-ps-ne-qarqe-te-dorehiqen-brenda-10-diteve/