Report TV - Asambleja, Xhafaj: Në 100 ditë pastrojmë policinë nga krimi

2018-05-03 2

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka prezantuar përpara anëtarëve të Asamblesë socialiste objektivat e dikasterit të tij në 100 ditë e para të qeverisë ?Rama 2?. Xhafaj u shpreh se nisja e Vettingut në polici është kryefjalë e këtij 100 ditëshi me synim spastrimin e elementëve kriminalë nga radhët e policisë së shtetit. Paralelisht, tha Xhafaj, do vijojë puna e bluve për sekuestrimin e pasurive të paligjshme të krimit të krimit të organizuar.

?Nisja e Vettingut në polici do të jetë pika kyçe, për të pasur një polici me standarde evropiane dhe të përkushtuar ndaj shërbimit qytetar. Kërkojmë një qeveri të lidhur me qytetarët. Do të krijojmë një marrëdhënie më të mirë mes qytetarëve dhe policisë. Do të jemi të fokusuar tek parandalimi i dhunës në familje. Lufta kundër krimi të organizuara do të mbete sfida kyçe. Kryeministri që në gushte e ka përcaktuar si një prioritet të punës së qeverisë. Shumë shpejt do të kemi një raport zyrtar i monitorimit ndërkombëtar për luftën kundër kanabisit do të jetë publik. Kemi dy muaj që po punojmë, me partnerët SHBA, BE dhe disa nga vendet anëtarë të BE të përfshira në këtë proces. Do të punojmë për ngritjen e strukturave për goditjen e paligjshmërisë, bllokimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale?, u shpreh Xhafaj duke sulmuar opozitën se gjatë viteve kur ishte në pushtet bashkëjetoi me krimin dhe drejtësinë e kalbur.