Ora News - Ben Andoni analizon: Pse Katalonja nuk është si Kosova

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për analistin Ben Andoni rasti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës është i ndryshëm në pëpjekjet e Katalonjës për të dalë si shtet më vete.
Prishtina, thotë Andoni, ka pasur mbështetjen ndërkombëtare, para, gjatë dhe pas procesit.
Në studion e Ora News ndryshe nga Kosova Katalonja ka ndjekur një tjetër strategji.
Ben Andoni:  Në ndryshim me Katalonjën, Kosova ka qenë e mbikqyrur nga organizmat e Organizatës së Kombeve  të Bashkuara,  ndërsa Katalonja ka ecur me hapa krejt të tjerë.  Kjo e bën qasjen të mos jetë e barabartë.
Kosova në çdo moment ka qenë nën vëzhgimin, monitorimin, asistencën e strukturave ndërkombëtare.

Sa i takon krahasimeve të bëra nga Beogradi dhe ankesës së presidentit Vuçiç për BE-në, Andoni tha se kreu i shtetit serb po e shfrytëzon për politikë të brendshme.
Zoti Vuçiç ka gjetur një moment për të shkarkuar presionin e madh që ka mbi vete. Sepse shumë struktura ën Beograd kanë filluar  të mendojnë për këtë dialog, madje thonë se dialogu është i vonuar dhe është gati i panevojshëm.
Në mbyllje Andoni tha se pret një qëndrim të moderuar nga Madridi zyrtar në kushtet kur Parlamenti i Katalonjës është parashikuar të mblidhet të mrtën për shpalljen e pavarësisë

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/rajoni/ben-andoni-analizon-pse-katalonja-nuk-eshte-si-kosova/

Free Traffic Exchange