Surprizon moti. Nisin reshjet e para të borës në zonat veri dhe verilindore të Shqipërisë. Për shkak të uljes së temperaturave reshjet e borës kanë nisur në zonat e thella të Kukësit dhe Tropojës. Siç duket edhe në fotot e siguruara nga Shqiptarja.com, reshjet e borës kanë zbardhur edhe Rrugën e Kombit dhe zonat përreth Kukësit.
Gjithashtu, edhe në Korçë ka pasur reshje bore ndonëse me intensitet të ulët. Sinoptikanët parashikojnë që reshjet e borës të jenë prezente gjatë gjithë ditës së sotme në zonat e thella malore.
Reshjet e borës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në asket rrugore në veri të vendit, ndërkohë që raportohet që nuk kanë munguar edhe aksidentet prej të cilave fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima ose të lënduar, por vetëm dëme të materiale.