Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Kukës kanë nisur reshjet e para të borës. Në facebook kanë nisur reshjet e borës në Njësinë Administrative Ujmisht por dhe ne Bushtricë.
Moti i keq me erë të fortë e shira përfshu qytetin e Kukësit pasditen dhe mbrëmjen e së premtes (6 tetor) ndërsa disa pemë u thyen dhe u rrëzuan si pasojë e stuhisë.
Në liqenin e Fierzës, si rrallë ndonjëhëre pati dallgë. Temperaturat pësuan rënie drastike, nga 24 gradë që ishin deri në mesditë ato zbritën në 9 gradë celsius.
Nuk është raportuar për ndonjë problematikë tek popullata përveç ndërprerjeve të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra periferike.
Ndërkohë pati reshje dëbore në zonat e thella malore si Novosej, Shishtavec, Borje, Topojan ku temperaturat gjatë orëve të para të së shtunës u ulën ndjeshëm tipike për këto zona . Duket se dimri në këto zona sapo ka nisur
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/nisi-bora-shikoni-si-u-zgjua-kukesi-sot/