BOOM: Ironia, Lagjja e Kroit në Kurbin ka 1 shekull pa ujë! (Emisioni i plotë, 6 tetor 2017)

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fshati Gjorm në Rrethin e Kurbinit nuk ka pasur asnjëherë një tubacion për rrjetin e ujit të pijshëm.

Kamera e emisionit BOOM në Rtv Ora News, ka shkuar pranë lagjes që mban emrin ?Lagjja e Kroit?, e cila ironikisht nga emri, nuk ka ujë të pijshëm asnjëherë.

I vetmi shpëtim për banoret është një burim uji në afërsi të banesave të tyre, për të cilin duhet të presin në radhë për të mbushur bidonat.

Banorë: Unë jam 42 vjeç dhe mbaj mend gratë me bidonë, gavata duke larë. Ky uje është për të gjithë edhe katundi poshtë mbush ujë me bidonë se s?ka ujë te pijshëm dhe kur bie shi turbullohet as për të a nuk bën. Ka 100 e ca vjet që ky ujë edhe pijet or para disa ditësh kryeplaku e tha me shaka a prej vërteti që kam bë analizat dhe nuk del ujë i pijshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-ironia-lagjja-e-kroit-ne-kurbin-ka-100-vite-pa-uje/