Gjyqi i masakrës në bulevard - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshe nga sa ndodh në seancat gjyqësore në Shqipëri, ku rëndom në salla sheh të afërm të të akuzuarve, kësaj here një nëne së cilës i vranë dy djemtë, mori pjesë në gjyqin e të akuzuarve.

Gjysere Sulkut i vranë dy djemtë në dy ngjarje të ndryshme kriminale në vitin 2015. Në prill, djalin e vogël Durim Sulku e qëlluan në Holandë, ndërsa disa muaj më pas dhe djalin tjetër Besnik Sulku në Tiranë, teksa hakmerrej për vëllain e tij. Në krimin e trefishtë në bulevardin ?Zogu i Parë? mbetën të vrarë dhe Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj, ndërsa për vrasjen e Sulkut akuzohen Klevis e Markeljan Doci.


Në Gjykatën e Krimeve të Rënda Klejvis e Markeljan Doci, nuk pranojnë akuzat e vrasjes, ndërsa ata akuzohen si ekzekutore dhe të Durim Sulkut në prill të vitit 2015. Për këtë në seancën e ardhshme Gjykata e Krimeve të Rënda do të dëgjojë 7 dëshmitarë holandezë, të cilët kanë informacione për krimin.

Në proces është dhe italiani Salavatore Lettizia, i cili shoqëronte Besnik Sulkun, ndërsa ai është i njohur dhe nga drejtësia italiane si një person i lidhur me mafian.