Report TV - Rama prezanton platformën online yë koalicionit me njerëzit e zakonshëm

2018-05-03 1

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot te Parku Olimpik platformën për bashkëqeverisjen me qytetarët. Saimir Tahiri do të jetë koordinatori Kombëtar për bashkëqeverisjen me njerëzit për mandatin e dytë të qeverisjes.

Rama u shpreh se pjesë e platformës së bashkëqeverisjes mund të bëhet cdo anëtar i koalicionit përmes një filtri, pasi nuk mund të futen persona me identitet të rremë, pasi për denoncimet që do bëjnë duhet t?u dalin zot, ndërsa ministrat e kabinetit do të jenë përgjegjës për cdo ankesë që do të bëhet nga populli.