Report TV - Zbardhet vrasja e 1 viti më parë në Shkodër, arrestohen vëllezërit

2018-05-03 3

Vrasja e Genc Mhillaj e ndodhur në fshatin Mali i Jushit në Shkodër, rreth një vit më parë, ka çuar në arrestimin e dy vëllezërve të cilët policia i ka identifikuar si autorë të vrasjes së 42- vjeçarit.

Në pranga ka rënë Lin Mujeci, 38 vjeç dhe vëllai i tij Kreshnik Mujeci, 30 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim. Vrasja e Genc Mhillaj ndodhi më 6 tetor të 2016 rreth orës 11:00 te ura në fshatin Mali Jushit. Menjëherë pas vrasjes është shpallur në kërkim 21- vjeçari, Jozef Mujeci.

Si ndodhi vrasja e Genc Mhillaj në 6 tetor të 2016
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 11 00 të së enjtes pranë fshatit Mali i Jushit. Genc Mhillaj (Pjetri) 42 vjec nga Torovica është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka humbur jetën. Viktima Genc Mhillaj, 42 vjeç ka qenë duke drejtuar automjetin tip kamionçinë me targa AA 609 IV i cili ka qenë ngarkuar me miell dhe misër. Viktima ka qene duke ecur ne rruge ndersa Mujeci e ka ndalur dhe e ka thirrur për të biseduar.