Report TV - Shpërthim i kontrolluar valixhes te Ambasada e SHBA, ishte bosh

2018-05-03 0

TIRANE - Ka rezultuar fals alarmi për bombë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë. Valixhja e vendosur pranë murit rrethues të Ambasadës ka rezultuar bosh pas shpërthimit të kontrolluar nga njësia anti-eksploziv e forcave xhenio.Gazetari Arsen Rusta bën me dije se personi që ka lënë valixhen është fiksuar nga kamerat dhe mësohet se bëhet fjalë për një 28-vjeçar i identifikuar nga policia dhe i shpallur në kërkim. Sipas tij i riu ka lënë qëllimisht valixhen pranë ambasadës për të provokuar një klimë paniku.

Valixhja ishte vendosur në një rrugicë me qarkullim të kufizuar, ndërsa e gjithë zona monitorohet nga kamera sigurie të Ambasadës Amerikane por edhe bizneseve përreth. Shqiptarja.com ka siguruar video dhe foto nga vendi i ngjarjes si dhe momenti i shpërthimit të kontrolluar. Ekipet anti-eksploziv të xheniove bënë verifikimet e nevojshme dhe më pas testuan valixhen me një sasi lënde plasëse nga ku rezultoi se ishte bosh.