Drejtësia ka qënë në fokus të fjalës së ambasadorit Italian Alberto Cutillo i cili sikurse ambasadori amerikan Lu ishte i ashpër në fjalën e tij duke kërkuar më shumë veprim në luftën kundër krimit të organizuar.
Ambasadori Italian në Shqipëri, Alberto Cutillo gjatë një takimi në Korçë u shpreh se Shqipëria duhet të bëjë më tepër për të luftuar grupet e mëdha kriminale. Më tej Cutillo shtoi së është e rëndësishme që të të gjithë përgjegjësit pasi të kapen të dënohen cka në fakt sipas tij ende nuk ka ndodhur.
?Italia dhe Shqipëria po bashkëpunojnë prej vitesh në luftën kunder krimit të organizuar. Krimi nuk është fenomen shqiptar,por boteror. Kemi pasur rezultate në luftën kundër canabisit. Por Shqipëria duhet të bëje më tepër,sidomos për të luftuar grupet e medha kriminale. E rendësishme është,që kur të kapen përgjegjësit,të dënohen,gjë që në fakt,deri tani nuk ka ndodhur? u shpreh ambasadori.