Ish-futbollisti, Redi Jupi ishte sot i ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë?, në Tv Klan. Përveç marrëdhënieve me gatimin, Jupi rrëfeu edhe historinë e dashurisë me bashkëshorten Vivian me të cilën ka edhe 3 fëmijë. Ish-futbollisti tha se është njohur me Vivian herën e parë që ka bërë pushime në muajin gusht pas shkëputjes nga futbolli.
?Fëmijët janë impenjimi më i rëndësishëm, unë dhe bashkëshortja merremi shumë me ta. Vajza e madhe quhet Paris është 9 vjeç, djali i madh, Jakob 7 vjeç dhe Lioti 5 vjeç.
Ata janë gati si trenjakë se kanë nga 22 muaj diferencë, në fillim ishte pak e vështirë, por tani ata kanë njëri-tjetrin. Kam shumë dëshirë që djali i madh të merret me sport, pasi ka edhe konstruktin, por nuk dua ta sforcoj. Vivian punon tek Banka e Shqipërisë. Ne jemi njohur përmes miqve të përbashkët. Ishte hera e parë që bëja pushime në gusht pas shkëputjes nga futbolli. Vitin e parë që bëra pushime në gusht u martova?, tha Jupi.