Report TV - Dy fshatra në Peqin kanë puset e naftës të porta, s’përfitojnë asgjë

2018-05-03 2

Dy fshatra në Peqin nxirrnin naftë që në vitin 1935 nga italianët. Nxjerrja vazhdoi edhe gjatë periudhës së komunizmit. Banorët e Pekishtit dhe Rasës thonë se e vetmja gjë që i lidh me puset në derën e shtëpisë është era e keqe. E megjithatë me naftën janë mësuar por përfitimet janë zero. Dikur merrnin gazin, por që tashmë ikën në natyrë. Shyqyri Çullhaj është një prej kryefamiljarëve që jeton me pusin e naftës pranë në Pekisht.

Ai thotë se ka shumë vite që nxirret naftë dhe kur ishte shtet ne të paktën mund të përfitonim gazin që lëshohet nga nxjerrja e naftës. Ky ishte përfitimi ynë i vetëm, por edhe disa të punësuar në fshat. ?Këtu ka shumë vite që nxirret naftë ka dy vite që është privatizuar. Ne nuk kemi asnjë lloj përfitimi veç erës së naftë. Dikur merrnin gazin në vend që të ikte në ajër.?, thonë Shyqyri Çullhaj.

Free Traffic Exchange