2200 mesues klasifikohen dobet nga testimi

2018-05-03 0

2200 mësuesit të cilët u klasifikuan si të dobët pas testimit të zhvilluar nga Ministria e Arsimit, do të trajnohen. Ministrja Lindita Nikolla ka sqaruar se ndryshe nga sa ishte menduar me parë, asnjë mësues nuk do të pushohet nga puna.

?Këto janë mësues që janë në sistem. Pas emrit të çdo mësuesi ne kemi identifikuar nevojat dhe do të fillojë procesi i trajnimit të këtyre nevojave. Që në 100 ditëshin e parë do të kenë një kualifikim me pedagogë, me profesionistë më të mirë një kualifikim intensiv?.

Ministria e Arsimit gjithashtu ritheksoi premtimin e qeverisë , se brenda këtij mandati mësuesit do të përfitojnë edhe rritje te pagës me 40%.

Tv Klan

Free Traffic Exchange