Report TV - TVSH për biznesin e vogël, i ftuar në studio Bardhi Sejdarasi

2018-05-03 1

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, ka komentuar temën tepër të diskutuar të ditëve të fundit, atë të përfshirjes së biznesit të vogël në regjimin e TVSH. Në studion e Report Tv, Sejdarasi tha se kjo do të prekë më shumë konsumatorin, pasi biznesi i vogël do ta kalojë 20%-shin te produkti.

Ai deklaroi se antiinformaliteti dëmton rëndë biznesin në vend dhe për këtë duhet luftuar, por jo me aksion dhe me data, por çdo ditë dhe në mënyrë të vazhdueshme nga çdo qeveri.