?Baubaus?, një grup artistësh bashkëkohor në Itali kanë krijuar një rrymë të re të artit që kalon përmes procesit ligjbërës, hulumtimit e reflektimit.
Artistët bashkëpunojnë edhe me Shqipërinë, duke zhvilluar një seri prezantimesh mes sipërmarrësve socialë.
Në prill të 2017-ës, gjatë protestave të opozitës, grupi i artistëve Baubabus kishte nisur projektin e një ekspozite në Kryeministri.
Rezultatet janë prezantuar mbrëmjen e së enjtes në qendrën COD, përmes ekspozitës-laborator ?Arti i Procesit? të konceptuar nga Valentina Bonizzi. Ajo kujton peripecitë e realizmit të këtij projekti.
"Takimi i parë me Baubauus ishte në COD në Tiranë. Përpara kryeministrisë kishte javë që po zhvillohej një diskutim i fortë politik. Opozita kishte nisur një protestë që do të zgjaste me muaj. Tenda e manifestuesve përpara hyrjes së kryeministrisë rrezikonte të prishte një ekspozitë laborator që kisha muaj të tërë që e bëja. Megjithatë vazhduam punën. Filluam të mendonim mundësi të reja për të vëzhguar zonën gjeografike të protestës. Ky proces i përbashkët kërkimi dha jo pak rezultat" shprehet Bonizzi.